Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka folur para pjesëmarrësve të protestës në Hagë kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai zbuloi pjesë nga koha kur shërbeu në vendin tonë prej vitit 2010 e deri në vitin 2015-të.
Bosch deklaroi se gjyqtarët e Hagës kanë arritur në konkluzionin se UÇK-ja ishte organizatë kriminale, por kjo siç tha ai është një marrëzi.
“UÇK-ja ishte çizmja e NATO-s në tokë. UÇK-ja dhe NATO-ja bashkëpunonin ngushtë së bashku”, deklaroi Bosch.
“Ta quash UÇK-në kriminale, kur je duke punuar me NATO-n, është ofendim i madh edhe për NATO-n. Kjo sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, theksoi ai para të pranishmëve transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të UÇK-së
Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë
Mos emërimi i anëtarit të dytë në KQZ cenon demokracinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve