Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci që kandidon për një tjetër mandat në këtë komunë, por tash me partinë e tij, “Për Drenasin Kampion”, e ka hapur fushatën elektorale.
Ai para përkrahësve të tij ka prezantuar platformën zgjedhore për garën e 12 tetorit.
Tha se Drenasi është zemra e Kosovës e vizioni i tyre është puna cilësore e efikase.
“Ne nuk zmbrapsemi, e kemi dëshmuar me vite. Jemi për të dëshmuar se jemi kampion për punë transparente e llogaridhënëse, zhvillim gjithëpërfshirës i komunës për shërbime efikase për qytetarët, për vazhdimin emisionit tonë ’qytetari në qendër’. E ardhmja e komunës tonë është në duart tuaja. Unë angazhohem për Drenasin kampion”, tha në këtë hapje fushate Lladrovci.
Aty është bërë edhe prezantimi i kandidatëve që në këto zgjedhje nën logon e kësaj partie garojnë për këshilltarë komunal.



Të tjera
Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
Tri mite rreth shëndetit që nuk janë të vërteta