Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit thotë se e vazhdoi me takime me grupe profesionistësh.
Ai tha se reformat që i synojnë në Prishtinë, nuk lidhen vetëm me ndërtimin e çerdheve e shkollave të reja, por edhe me përmirësimin e sistemit brenda tyre.
Ai ka treguar se këtë të diele fushate, ka zhvilluar biseda me logopedë, për rolin e tyre në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
“Po vazhdojmë takimet me grupe profesionistësh për t’i dëgjuar dhe për të diskutuar sfidat e punës së tyre, me qëllim që t’i adresojmë bashkërisht, në përputhje me programin tonë. Me logopedët biseduam për shërbimet mbështetëse, për rolin e tyre në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe për nevojën e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal. Reformat që synojmë në Prishtinë nuk lidhen vetëm me ndërtimin e çerdheve e shkollave të reja, por edhe me përmirësimin e sistemit brenda tyre. Vetëm me mbështetjen e profesionistëve të fushave të ndryshme mund t’u ofrojmë fëmijëve atë që u nevojitet”, ka thënë Çeku që është në garë për kryetar kryeqyteti.



Të tjera
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më
Aeroportet më pamjen më të bukur në botë
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7