Sot, në Hagë ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin.
Lidhur me këtë, ka reaguar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Ai tha se dëshmitë në Hagë do të zbulojnë të vërtetën përballë propagandës serbo-ruse, raporton Klankosova.tv.
“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.
Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse.
Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut.
Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, shkroi Lladrovci.



Të tjera
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më
Aeroportet më pamjen më të bukur në botë
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7