Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e pyeti Rubinin për arsyetimin pas ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë.
Rubin tha se pas Bosnjës, ku ndodhën krime të tmerrshme, qëllimi ishte të mbroheshin civilët dhe të parandalohej përsëritja e atij tmerri.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po vriteshin vetëm pse ishin shqiptarë.
“Donim të ishim në anën e viktimave. Ata, jo vetëm që ishin të shtypur, por po masakroheshin”, tha Rubin.
“Synimi ishte që njerëzit të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit të tyre”, shtoi ai.



Të tjera
Oliver Kahn ngre alarmin: Problemi i Gjermanisë është më i thellë se trajneri
Modriq: Nuk ishte penalti, të ishte e kundërta nuk do të intrervenonte VAR-i kurrë
United në bisedime për Summerville