James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se nuk kanë pasur asnjë të dhënë apo provë që Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin e lidhin me vrasje dhe ekzekutime.
James Rubin gjithashtu tha se edhe kur ka biseduar me miq të tij që kanë punuar në agjenci të inteligjencës nuk i kanë dhënë informacione të tilla, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime të tilla dhe vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotin Krasniqi as me zotin Thaçi. Rreth 25 vjet që jam larguar nga Qeveria kam pyetur të gjithë ata që kanë pasur informacion lidhur me ketë pretendim dhe jo vetëm në vitet 2000, por edhe dekada më vonë miqtë e mi që kishin informacione inteligjente kur kanë punuar ndonjë kohë, nuk më kanë dhënë informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjërin prej drejtuesve të UÇK-së”, tha ai.
Rubin tha se niveli i dezinformimt në Ballkan ka qenë shumë i madh kryesisht i ndikuar nga Rusia dhe Kina për qëllime të caktuara.
Po ashtu, dëshmitari u pyet për rastin “Panda” në Pejë, për të cilin tha se nuk i kujtohet konkretisht por incidente të tlla të ngjashme kanë ndodhur.
Të tjera
Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, me plan për ushtrime shumëkombëshe ose të NATO-s
FK i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni
Fondi për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë nuk u menaxhua në mënyrë efikase