Në pjesën e dytë të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës, James Rubin ka vazhduar të merret në pyetje nga avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra.
Ajo citoi një njoftim të lëshuar për shtyp të datës 28 maj 1999, të cilën e kishte lëshuar James Rubin në atë kohë, ku thuhej se serbët ishin të përfshirë në krime dhe bënin përpjekje për ti mbuluar ato.
“Më kujtohet kjo pikë, ka ndodhur para 26 vitesh. Po kjo është mënyra që ata kanë përdorur dhe janë përpjekur të hidhin fajin tek të tjerët. Kemi parë këtë edhe në Bosnje edhe pastaj edhe në Kosovë”, ka deklaruar Rubin.
Avokatja e Krasniqit e pyeti nëse e i kujtohet takimi me klientin e tij më 12 prill 1999 në Bruksel.
“Po, më kujtohet takimi me z.Krasniqin në Bruksel sepse ishte një moment shumë i dhimbshëm pasi që nuk dihej se çfarë drejtimi do të merrte lufta. Ishte një moment i ndjeshëm. Shqetësimi i tij kryesor ishte humbja humanitare e qindra-mijëra qytetarëve. Ky ishte dhe shqetësimi ynë”, tha Rubin, duke shtuar se Krasniqi ishte i shqetësuar për popullin e tij.
Rubin deklaroi tutje se mënyra e mirë për të shpëtuar këta njerëz ishte mposhtja e Millosheviqit.
“Kjo gjë ndodhi pas disa javëve. UÇK-ja kërkonte që ne të ndërhynim edhe nga toka dhe nga ajri, por presidenti Clinton kishte ndaluar dërgimin e trupave tokësore dhe po të bënte një gjë të tillë do të binte t’i ndryshonte politikat e tij”, tha Rubin.
Avokatja Alagendra e pyeti sërish që nëse kërkesa e Krasniqit ishte armatosja e UÇK-së për të mbrojtur civilët.
Rubin tha “po, dhe po të ishim në vendin e tij do të bënim të njëjtën gjë”. /Telegrafi/
Të tjera
Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, me plan për ushtrime shumëkombëshe ose të NATO-s
FK i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni
Fondi për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë nuk u menaxhua në mënyrë efikase