Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore nuk do të përdorë automjetin zyrtar të komunës.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky vendim është marrë për të qenë i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë në garën zgjedhore.
“Qytetarë të nderuar, gjatë fushatës zgjedhore nuk do ta kem në shërbim automjetin tim zyrtar. Dua të jem i barabartë si gjithë të tjerët,” ka shkruar ai në postimin e tij.
Kryetari ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që të denoncojnë çdo keqpërdorim të mjeteve zyrtare për qëllime elektorale.
“Ju lus, që t’i fotografoni e demaskoni cilindo zyrtar që e keqpërdor automjetin zyrtar, për qëllime të fushatës zgjedhore,” ka shtuar ai.



Të tjera
Ed Sheeran surprizon Kombëtaren e Anglisë, performon për lojtarët në ShBA
Kosova hap dy skema të reja grantesh për bizneset, mbi 1.5 milion euro në dispozicion
Ronaldo vendos rekorde të reja pas golit kundër Kroacisë në Kupën e Botës