Policia në Selanik arrestoi një 26-vjeçar për përdhunim, pas denoncimit të partneres së tij.
Sipas asaj që deklaroi para policisë vajza 20-vjeçare, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë aktit seksual ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar mavijosje. Ajo gjithashtu e denoncoi se ai kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë.
Pas kërkimeve, policia e Njësisë për Krime dhe Zbulim në Oraikastro e gjeti atë pranë Stacionit të Ri Hekurudhor në Selanik dhe e arrestoi.
Kundër 26-vjeçarit, me origjinë shqiptare, është ngritur një çështje penale për përdhunim dhe shkelje të ligjit për drogat, dhe pritet të paraqitet para prokurorit.



Të tjera
12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës
Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit
8 kurat natyrale që zbehin rrudhat dhe plakjen e fytyrës