Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Izraeli ka nisur ofensivën tokësore në Gaza duke dërguar në rrugët e qytetit tanke dhe makina të blinduara me telekomandë të mbushura me eksplozivë, duke rënë ndesh me kritikat ndërkombëtare dhe gjetjet e komisionit të OKB-së për gjenocid në territorin palestinez.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu , tha se qëllimet e ofensivës janë mposhtja e armikut dhe evakuimi i popullsisë, por duke mos u ndalur në asnjë moment te lirimi i pengjeve izraelite që ka qenë dhe qëllimi i luftës.
Familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre protestuan pranë rezidencës së Netanyahut në Jerusalem të martën, duke e akuzuar atë për braktisjen e të dashurve të tyre.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se ishte e qartë se Izraeli nuk ka asnjë interes për një rezultat paqësor.
“Izraeli është i vendosur të shkojë deri në fund dhe nuk është i hapur për negociata serioze për një armëpushim, me pasoja dramatike nga pikëpamja e Izraelit”, deklaroi Guterres.
Disa nga armët kryesore që përdoren në ofensivë janë transportues të blinduar personeli të modelit të vjetër, të konvertuar në mënyrë që të kontrollohen nga distanca dhe të mbushur me eksplozivë.



Të tjera
U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport
Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra