Ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, Aida Hajnaj, mandati i së cilës përfundoi në fillim të muajit shtator ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në Polici.
Pas përfundimit të mandatit 5 vjeçar në krye të BKH-së, mësohet se Hajnaj ka dërguar një kërkesë që të jetë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.
Sipas ligjit, ajo mund të rikthehet në nivel drejtori në Polici.
Edhe pse Hajnaj paraqiti interes për një mandat të dytë në krye të BKH-së, ajo u skualifikua nga gara pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes.
Aida Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 30 korrik të vitit 2020.
Më herët ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës.
Po ashtu Hajnaj ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.
Sa i takon drejtuesit të ri të BKH-së, që njihet ndryshe si “FBI-ja shqiptare” në garë janë 7 emra: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Të tjera
Tensionet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës Ramën, kryeministri-Gardës: Lërini
Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës
Hafir Hoxha për Rubin: Mesazhe strategjike për Kosovën dhe ndërkombëtarët