Trump pezullon ndihmën ushtarake për Tajvanin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të miratojë më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin këtë verë.

Sipas Washington Post, ky vendim ka ardhur për shkak se kreu i Shtëpisë së Bardhë po kërkon të negociojë një marrëveshje tregtare dhe një samit të mundshëm me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Vendimi, i cili ende mund të anulohet, përfaqëson një ndryshim të politikës së SHBA-së drejt ishullit vetëqeverisës që Kina e pretendon si territorin e vet.

Presidenti Trump pritet që në orët në vijim të zhvillojë një bisedë telefonike me liderin e Kinës, Xi Jinping.

Në fokus të kësaj bisede pritet të jetë çështja e kompanisë Tik Tok, por edhe marrëveshje të ndryshme tregtare mes dy vendeve.