Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, i cili tashmë drejton Institutin “Musine Kokalari”, ka thënë se vendimi i SHBA-së për pezullimin e Dialogut të Planifikuar Strategjik me Kosovën, është një lajm i keq dhe se do të ketë pasoja sidomos në aspektin e sigurisë, sundim të ligjit e zhvillim ekonomik.
Ymeri ka thënë se një lëvizje e tillë e SHBA-së ishte një mesazh i qartë edhe për Qeverinë e Kosovës, sidomos për kryeministrin Kurti se duhet të ndryshojë qëndrimet kur bëhet fjalë për Kushtetutën dhe për të drejtat e komuniteteve pakicë.
“Mendoj se është një lajm i keq për Kosovën dhe se pasojat do të jenë të mëdha, veçanërisht në aspektin e sigurisë, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, temave që ishin parashikuar. Mendoj se është një mesazh i qartë se qeveria e Kosovës, veçanërisht Kryeministri i Kosovës, duhet të ndryshojë qëndrimet e saj kur bëhet fjalë për kornizën kushtetuese të Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve jo-shumicë. Mendoj se ky është i gjithë problemi që Kurti ka me partnerët perëndimorë, veçanërisht SHBA-në, por edhe BE-në dhe tani duket se Gjermania”, ka thënë ai për “Alternativa”
Ymeri ka thënë se nuk pret që ky vendim ta afektojë LVV-në e Kurtin në zgjedhjet lokale, por në ato nacionale kurdo që të mbahen.



Të tjera
Ndonjëherë edhe miqtë e mirë na lëndojnë
Tri sekretet për dashuri të përjetshme, sipas ekspertëve
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime