Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sot për herë të parë publikisht pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti u përpoq të minimizojë ndikimin e këtij pezullimi, duke thënë se nuk ka ndarje me SHBA-në, por vetëm “dallime”:
“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Opozita po e stërmadhon çka ndodhi,” deklaroi Kurti.
Por ndryshe e sheh këtë situatë analisti, Halil Matoshi.
Në një prononcim për Lajmi, ai thotë se Kurti është plotësisht i vetëdijshëm për mesazhet që ka marrë nga diplomacia dhe inteligjenca amerikane – përfshirë mesazhet që sipas tij janë transmetuar nga ish-shefi i CIA-s, William Burns, ish-ambasadori Jeffrey Hovenier, dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, znj. Parttipati.
“Albin Kurti e di çfarë mesazhi ka marrë nga ish-shefi i CIA-s, Burns. Ai e di çka i ka thënë ish-ambasadori i SHBA-së, Hovenier, e çka e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Parttipati. Opozita nuk ka as çka stërmadhon, as çka përhumb,” u shpreh Matoshi.
Sipas tij, raportet me SHBA-në kanë arritur në nivelin më të ulët historik, dhe paralajmëron se kryeministri Kurti e di edhe pasojat që do të vijnë nëse, siç u shpreh ai, “vazhdon të jetë i papërgjegjshëm”.
Të tjera
Ujku Garues 2025, policia ushtarake e FSK-së fiton vendin e parë
Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë
Qeveria e Kosovës miraton 904 mijë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçiente dhe izolimin e shtëpive