Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar urdhër ekzekutiv që vendos tarifë vjetore prej 100 mijë dollarësh për aplikantët në programin e vizave H-1B për punëtorë të huaj të kualifikuar.
Urdhri i Trumpit përmend “abuzimin” me këtë program dhe ndalon hyrjen përveç nëse pagesa kryhet.
Kritikët prej kohësh kanë argumentuar se vizat H-1B e dëmtojnë fuqinë punëtore amerikane, ndërsa mbështetësit – përfshirë miliarderin Elon Musk – thonë se programi i lejon SHBA-së të tërheqë talentin më të mirë nga e gjithë bota.
Në një urdhër tjetër, Trump ka krijuar edhe një “kartë ari” për përshpejtimin e vizave për disa emigrantë, me tarifa që nisin nga 1 milion euro.
Ky urdhër do të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të zbatohet vetëm për kërkesat e reja. Megjithatë, kompanitë do të detyrohen të paguajnë të njëjtën shumë për çdo aplikant për gjashtë vjet, ka deklaruar sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick.
“Kompania duhet të vendosë… a vlen mjaftueshëm punëtori për të paguar 100 mijë dollarë në vit qeverisë, apo duhet të kthehet në shtëpi dhe të punësojë një amerikan. Të gjitha kompanitë e mëdha janë dakord”, ka thënë ai.
Që nga viti 2004, numri i aplikimeve për vizat H-1B ka qenë i kufizuar në 85 mijë në vit. Deri tani, këto viza kanë pasur tarifa administrative që arrijnë rreth 1,500 dollarë.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë