Policia e Torontos ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 13 shtatorit, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij pranë një qendre tregtare në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E.
Në një konferencë për shtyp, rreshteri i Policisë së Torontos, Alan Bartlett, bëri me dije se i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç, banues në Toronto, i cili tashmë është shpallur në kërkim mbarëkombëtar me akuzën për vrasje të shkallës së parë.
“Për Meelad Tarin kam një mesazh: kërko një avokat dhe dorëzohu. Kushdo që ndihmon apo strehon të dyshuarin, do të përballet me pasoja ligjore”, paralajmëroi Bartlett.
Policia beson se Tarin nuk është larguar nga territori i Kanadasë. Deri tani nuk ka të dyshuar të tjerë, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit të dyshuar.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë