Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.
‘Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“, thuhet në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar



Të tjera
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave
Fëmijët e vetëm më të rrezikuar nga obeziteti
Numërohen mbi 80% e votave për deputetë, renditja e top-pesësheve s’ndryshon