Gjigantët evropianë në “luftë” për talentin e Feyenoordit – Ekonomia Online

Gjigantët evropianë në “luftë” për talentin e Feyenoordit

Agjenti i mbrojtësit 19-vjeçar, Givairo Read, ka konfirmuar largimin e mundshëm nga Feyenoordi pas interesimit të madh nga Bayernit dhe Manchester Cityt.

Klubi gjerman është gati të ofrojë 30 milionë euro për holandezin, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me 5 gola dhe 11 asistime.

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2029, sipas mediave holandeze, Read e ka pranuar se vera mund ta dërgojë drejt një destinacioni të ri, duke e bërë atë një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, transmeton Klankosova.tv.