Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një takim të ngrohtë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e vazhdueshme të bashkatdhetarëve për vendlindjen.
Ajo ka falënderuar në veçanti Shoqatën “Hasan Prishtina” për organizimin dhe për kontributin e vazhdueshëm të diasporës në ruajtjen e lidhjes me Kosovën.
Vizita e Osmanit në SHBA pritet të përfshijë edhe takime të tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe me zyrtarë amerikanë.



Të tjera
Vendimi i Gjykatës mbi dekretin e Presidentës duhet të respektohet
Vendimi i Kushtetueses shumë afër? Çfarë thotë Osmani
Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët