Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një takim të ngrohtë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e vazhdueshme të bashkatdhetarëve për vendlindjen.
Ajo ka falënderuar në veçanti Shoqatën “Hasan Prishtina” për organizimin dhe për kontributin e vazhdueshëm të diasporës në ruajtjen e lidhjes me Kosovën.
Vizita e Osmanit në SHBA pritet të përfshijë edhe takime të tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe me zyrtarë amerikanë.



Të tjera
Sa më të moshuar, aq më pak gabojmë? Gabim!
Efektet pozitive të specave në organizëm
Ndiheni gjithmonë të lodhur – fajtorë për këtë mund të jenë orenditë shtëpiake