Manchester United arriti një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea-t të shtunën në mbrëmje, por një moment pas ndeshjes ka shkaktuar reagime të forta nga tifozët e Red Devils në rrjetet sociale.
Në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, Chelsea u reduktua në 10 lojtarë që në minutën e pestë pas një faulli të Robert Sanchez ndaj Bryan Mbeumo. United shënoi dy gola përmes Bruno Fernandes dhe Casemiro, ndërsa më vonë Casemiro u ndëshkua me karton të kuq për dy gabime të mëparshme.
Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të ngushtojë rezultatin me golin e Trevoh Chalobah, por Man Utd mbajti avantazhin dhe fitoi 2-1, duke e çuar në vendin e 10-të në tabelën e Premier League.
Momenti që shkaktoi zemërim
Pas ndeshjes, Amad Diallo publikoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej me Alejandro Garnacho, i cili gjatë verës u largua nga Old Trafford drejt Stamford Bridge.
Në foto, dy lojtarët shfaqeshin duke mbajtur fanellat e njëri-tjetrit, një gjest miqësor që tifozët nuk e pritën mirë.
Reagimet nuk munguan:
Një tifoz shkroi: “Duhet të ndalojmë këtë, nuk ka miq para dhe pas ndeshjes. Nuk duhet të buzëqeshim dhe të bëjmë foto.”
Një tjetër komentoi: “Nuk duket mirë Amad…”
Një tifoz i tretë ironizoi: “Shumë mirë! Thuaj Chelsea-t ta marrë atë më mirë.”
Një tjetër shtoi: “Nuk duket aspak mirë për Amad, të paktën.”

Disa fansa e mbronin lojtarin: “Lëreni të shkojë, nuk është asgjë e madhe, janë miq të ngushtë.”
Mëngjesin e së dielës, duket se Amad ka fshirë story-n dhe të gjitha postimet e tij në Instagram.

Shpjegimi i Enzo Maresca për mungesën e Garnacho
Megjithëse Chelsea tentoi të rikuperonte ndeshjen, trajneri Enzo Maresca vendosi të mos aktivizonte Garnacho-n, duke preferuar Tyrique George përpara argjentinasit.
Pas ndeshjes, Maresca shpjegoi:
“Garnacho ishte gati për të hyrë, por pastaj Wes [Fofana] kërkoi ndryshimin sepse ishte i lodhur. Ne bëmë ndryshimin dhe vendosëm të fusim Malo Gusto, ideja ishte të jepnim minutat Garnachos.”



Të tjera
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
ShBA ka biseduar me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Gënjeu për faljen e Netanyahut