Kryetari i Komunës së Pejës së bashku me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare 3, e cila do t’i lidhë tre lagjet e këtij qyteti.
Kjo Qendër e Mjekësisë Familjare do te jetë me standarde të larta dhe do të përfshijë lagjen Karagaq, Kapeshnicë dhe Zatrat.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë punën e Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri duke theksuar sipas Abdixhikut, investim i vetëm i komunës së Pejës pa ndihmën nga institucionet tjera.


“Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera”, ka thënë Abdixhiku transmeton Telegrafi.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë do të ofrojë sherbime stomatologjike, gjinekologjike, vaksinimit si dhe sherbimet laboratorike.



Të tjera
Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati
Aston Villa befason Arsenalin, i afrohet në 3 pikë liderit
Personat që gërhasin janë të rrezikuar nga infarkti në tru