Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri vlerësohet në 79.1 vjet, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT.
Krahasuar me mesataren evropiane, e cila në vitin 2024 arriti në 81.7 vjet, vendi ynë mbetet poshtë nivelit të Bashkimit Evropian.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri gratë jetojnë 3.6 vjet më shumë se burrat, një dallim që përputhet me trendin e vendeve të tjera evropiane.
Në BE, jetëgjatësia në lindje gjatë vitit 2024 ishte 81.7 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.3 vjet krahasuar me vitin 2023.
Krahasuar me periudhën para pandemisë, në vitin 2019, nga 26 shtetet anëtare të BE-së, 24 kanë shënuar rritje të jetëgjatësisë në vitin 2024.



Të tjera
Të jesh pak egoist është mirë
Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
Sa duhet të qëndroni në diell nëse keni mungesë të vitaminës D?