Gëzim Mekuli: Dy komandantët e UÇK-së e kanë konfirmuar – Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

Gazetari Gëzim Mekuli ka rikujtuar deklaratat e dy komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Komandant Remi, të cilët publikisht kanë thënë se Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Mekulit, Haradinaj e ka cilësuar Kurtin si “zëdhënës të UÇK-së”, ndërsa Remi e ka quajtur “bashkëluftëtar”.

Ai thekson se dëshmitë e drejtuesve të luftës janë provat më të besueshme, duke e quajtur të kotë çdo përpjekje për mohim apo relativizim të kësaj të vërtete.

Postimi i plotë: