Dy avionë gjermanë Eurofighter u ngritën të dielën për të ndaluar një avion rus mbi Detin Baltik, pasi Estonia njoftoi se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga avionët rusë.
Avioni rus i zbulimit Il-20M kishte fikur transponderët dhe nuk iu përgjigj thirrjeve, sipas forcës ajrore gjermane. Incidenti pasoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre MiG-31 rusë, që u cilësua “provokim i qëllimshëm”.
Ministri i jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se këto veprime janë pjesë e një modeli të gjerë përshkallëzimi të Rusisë, duke përfshirë edhe Poloninë e Rumaninë. Estonia ka kërkuar konsultime nën nenin 4 të NATO-s, shkruan The Guardian.
Udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin çek Petr Pavel dhe presidentin letonez Edgars Rinkēvičs, paralajmëruan për rrezik të madh konflikti dhe bënë thirrje për përgjigje të bashkuar të NATO-s.
remlini, nga ana tjetër, akuzoi perëndimin, sidomos Britaninë, se po udhëheq kampin “pro-luftë”. Ukraina mbetet e vendosur për të vazhduar rezistencën, ndërsa Zelensky shprehu gatishmëri për bisedime, por Rusia kushtëzon me dorëzimin e Ukrainës.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë