Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se parada ushtarake e mbajtur së fundmi në Beograd kishte një qëllim të theksuar të brendshëm politik, duke shërbyer si mjet për presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të dëshmuar kontrollin mbi institucionet shtetërore.
Në një intervistë për radion kroate hrt.hr, Picula tha se Vuçiq përmes kësaj parade ka dashur të dërgojë mesazhin se vazhdon të ketë nën kontroll institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe më të popullarizuar tek qytetarët – ushtrinë.
Sipas tij, Vuçiq paradën gjithashtu e përdori për të dërguar edhe një herë një mesazh se “ai vazhdon të ulet në dy karrige”.
“Ai shfaqi pajisje ushtarake të blera si nga lindja, ashtu edhe nga perëndimi, duke dërguar sërish mesazhin se ulet në më shumë se një karrige. Njëkohësisht, ai falënderoi shërbimet ruse të inteligjencës, të cilat – sipas tij – e kishin paralajmëruar për një përpjekje për rrëzim të tij rreth përvjetorit të parë të tragjedisë në Novi Sad”, deklaroi Picula për radion kroate.



Të tjera
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale
Si t’i bëni flokët bishtalec, lehtë dhe bukur?
Qëndrimi për Ukrainën dhe Grenlandën të vlejë edhe për Gazën dhe Libanin