Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërriti në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo vizitë e tij në SHBA shënon pjesëmarrjen e parë të një presidenti sirian që nga viti 1967.
Sharaa – një ish-udhëheqës i al-Kaedës, për “kokën” e të cilit dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh – shënoi një fitore të madhe diplomatike në maj kur fitoi njohjen nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një takim në Riad.
SHBA-të më pas hoqën shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë dhe administrata Trump ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Sharaa-s për të bashkuar dhe stabilizuar vendin.
Sharaa pritet të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila hap sesionin e saj të 80-të të martën. Po bëhen gjithashtu përgatitje për një takim dypalësh midis al-Sharaa dhe Presidentit Donald Trump në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme, thanë burimet e Al Jazeera.



Të tjera
Benefitet nëse lani fytyrën me uthull molle
Futbollisti i shpëton humbjes së shikimit, shkëndija e fishekzjarrëve i ra drejt në fytyrë
Partia e Socialistëve Evropianë mbështet VV-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit