Nga Rambuje në Hagë: Si dëshmia e James Rubin vë në pikëpyetje rolin e Thaçit në luftë – juristi ‘zbërthen’ detajet

Mbrojtja e Thaçit dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të akuzuar për krime lufte, ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë.

Dy dëshmitarë të tjerë do të paraqiten nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ende nuk ka thirrur dëshmitarë.

Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.

Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

E në lidhje me këtë temë, dëshminë e James Rubin dhe ndikimin e saj në gjykimin e Thaçit, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Fillimisht, ai vlerësoi se Rubin me dëshmin e tij e “zhveshi” nga zinixhir komandues Thaçin, por nuk tregoi se kush i kishte meritat e luftës.

Sipas tij, me këtë rast, filloi demistifikimi i mitit mbi Hashim Thaçin, derisa ngriti disa pyetje të rëndësishme.

“Pasiqë dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria Speciale dhe ata të viktimave, i mbaruan dëshmitë e tyre, radha i erdhi edhe dëshmitarëve të shumëpritur të propozuar nga të akuzuarit, respektivisht të Hashim Thaçit. Ndër dëshitarët e parë u paraqit James Rubin, i cili në dëshminë e tij, ishte skajshmërisht i njëanshëm, kontravers dhe polemizues, dukej sikur t’i kishte marrë instruksionet nga zyret e PDK-së. Dëshmia e Rubin, Thaçin e zhveshi nga të gjitha përgjegjësitë, duke e eliminuar nga zinxhiri komandues, mirëpo ai nuk tha asnjë fjalë se, kush i ka meritat e luftës, sepse Thaçi që nga çlirimi, në mënyrë eksplicite, deklaronte se ai ishte çlirimtari dhe në mënyrë absolute më i merituari për çlirimin e Kosovës.

Gjithashtu, Musliu vlerëson se Rubin me shfajësimin e Thaçit, ua hodhi fajin shokëve të këtij të fundit.

Image

Skënder Musliu.

Madje, ai komentoi edhe deklaratat e Rubin mbi punën e Gjykatës Speciale e që kishte disa rezerva në këtë rast.

“Rubin, kot e minimizonte rolin e Thaçit në luftë, sepse mirëfilli dihet se Thaçi i kishte shkruar komunikatat, përmes së cilave frikësonte, shantazhonte dhe kërcënonte me vrasje kundërshtarët politikë dhe ushtarakët të FARK-ut që refuzonin t’iu nënshtroheshin.  Në fakt, duke e shfajësuar Thaçin, Rubin përgjegjësinë, në mënyrë indirekte, ia hudhte shokëve të tij, andaj në vazhim të gjykimit, do të ketë surpriza dhe kontradita mes të akuzuarve, sepse ende nuk kemi dëgjuar dhe parë, në krahasim të asaj që do të pasojë mes të akuzuarve! Po ashtu, ajo çka e karakterizoi dëshminë e Rubin, janë edhe kritikat e paarsyeshme dhe të pabaza që ai, ia adresoi Gjykatës Speciale, kinse për vonesën e gjykimit, mbajtjen e tyre në paraburgim për pesë vitë, për moslejimin të mbrohen nga liria të akuzuarit, madje duke e nënçmuar punën e tyre profesionale! Mirëpo, nuk do të jetë vetëm dëshmia e Rubin që ka shkaktuar polemika kontraverse, mendoj se kështu do të shkojë deri te dëshmitari i fundit, sepse bëhet fjalë për dëshmitarë të përzgjedhur dhe të porositur, të cilët do të jenë të njëanshëm dhe në favor të të akuzuarve, në veçanti Thaçit, për dallim nga dëshmitarët e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve të viktimave, të cilët dëshmojnë në bazë të fakteve dhe provave për ngjarje konkrete për çka të akuzuarit gjykohen”.

Më tej, jurist inga Belgjika tha se Thaçi për disa vite me radhë në emër të UÇK-së mori pushtetin, derisa përmendi edhe disa nga “vendimet e dëmshme të tij” që i kushtuan Kosovës.

Krahas kësaj, ai tha se të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes do flasin në favor të tyre, ndonëse kishte disa dyshime se sa realisht mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Speciales.

“Gjatë 25 viteve, Thaçi dhe klani i tij, në emër të UÇK-së dhe çlirimtarëve, e dominuan skenën politike të Kosovës, duke i uzurpuar, personalizuar dhe kidnapuar meritat, në emër të të cilave shkatërruan Kosovën, duke i plaçkitur pasuritë e saj, zhvatën shtetin, uzurpuan institucionet shtetërore, shkatërruan ekonominë, falën tokë Maqedonisë dhe Malit të Zi, formuan « Gjykatën Speciale » që tani po e kontestojnë dhe po e luftojnë, formuan « Zajednicën »…. Kurse tani, kur rrenat dhe manipulimit po iu dalin në shesh, po deklarohen se nuk paskan qenë pjesë e luftës?!

Të gjithë dëshmitarët e propozuar nga Thaçi dhe të tjerët, pa përjashtim, do të dëshmojnë në mbrojtjen e tyre parezervë, që është edhe normale, mbase të akuzuarit, të vetmin shpëtim e presin nga ata. Së këndejmi, shtrohet edhe pyetja se, këta dëshmitarë, edhe pse të kalibrit të lartë, a do të mund të kenë ndikim sinjifikativ në marrjen e Aktgjykimit nga Trupi Gjykues?! Personalisht konsideroj se, këto dëshmi nuk do të kenë relevancë apo ndonjë ndikim të veçantë në vendimmarrje, me arsyetimin e thjeshtë dhe kryesor se, në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja, siç pretendojnë dhe manipulojnë PAN-i, mediat e paguara nga ata dhe Shoqatat e dala nga lufta, të cilat konsiderohen si degë të PAN-it, por në Hagë po gjykohen pjestar të UÇK-së, të cilët nën uniformën e saj, kanë keqëpërdor UÇK-në për qëllime të errëta. Madje edhe vet Thaçi, në një mbledhje të KS të OKB-ës, kishte pranuar se ka patur keqpërdorime nga ana e UÇK-së gjatë luftës, duke aluduar për vrasjet politike. Sepse, sikur të gjykohej UÇK-ja, atëherë në bankën e të akuzuarve do të ndodhej edhe NATO, e cila ka shkaktuar viktima dhe dëme kolaterale në terren”, shtjelloi jurist inga Belgjika.

Në vazhdim, ai potencoi faktin se këto dëshmi lidhen vetëm me ngjarjet e luftës, por jo edhe me vrasjet politike të pasluftës.

E që në këtë pikë, dëshmitë e tyre, sipas tij nuk do kenë peshë.

“Dëshmitarët e mbrojtjes, mund të dëshmojnë vetëm për kontaktet politike dhe personalitetin e të akuzuarve, kurse për vrasjet eventuale të kundërshtarëve politik dhe ushtarakëve të FARK-ut, për çka Prokuroria Speciali i ngarkon të akuzuarit, ata nuk mund me thënë asnjë fjalë, sepse nuk kanë njohuri, prandaj dëshmitë e tyre nuk do të kenë peshë specifike gjatë marrjes së Aktgjykimit.

Sipas të gjitha analizave, deklaratave të ndryshme në publik, por edhe në Kuvendin e Kosovës, shkrimeve dhe reagimeve të ish luftarëve, na del se vrasjet e atdhetarëve më të devotshëm të kauzës kombëtare dhe shtetformimit të Kosovës, që ndodhën para luftës, gjatë dhe pas luftës, janë bërë në mënyrë sistematike, me paramendim dhe me strategji të përsosur, nga Shtabi i Rognerit që identifikohet me « Shtabin e Përgjithshëm ». Ky i ashtuquajtur Shtab i Përgjithshëm, në realitet, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e luftës, nuk kanë organizuar kurfar betejë, kanë qenë larg vijave të frontit, përveç se janë marrë me përçarjen e luftarëve në UÇK-së dhe në FARK-ista, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet i kanë luftuar aktivistët e LDK-së dhe Ibrahim Rugovën, i cili pësoi tri atentate, kanë maltretuar dhe likuiduar luftarët e FARK-ut, duke filluar nga Ahmet Krasniqi. Çdo aktivitet i « Shtabit të Rognerit » ka qenë i orientuar drejt likuidimit të gjithë atyre që kanë kundërshtuar urdhërat dhe nënshtrimin, atyre që kanë paraqitur pengesë dhe rrezik për ardhjen e tyre në pushtet, sepse këta nuk kanë qenë të interesuar për shtet, por vetëm për pushtet. Prandaj « Shtabi i Rognerit » ka qenë dhe ngelë një strukturë e organizuar kriminalë, që ka bërë ç’mos për të ardhur në pushtet, sepse ashtu edhe ndodhi. « Shtabi i Rognerit » e ka luftuar FARK-un, sepse ata nuk i janë nënshtruar matrapazëve dhe profiterave të luftës”.

Po ashtu, juristi nga Belgjika o fokusa te vrasjet e pasluftës, e me që rast përmendi disa emra, ku ndër të tjera kërkoi që Fatos Klosi të dëshmojë në Hagë, jo vetëm për Ahmet Krasniqin, por edhe për shumë vrasje tjera.

“Për dy dekada e gjysmë »Shtabi i Rognerit » që pas luftës identifikohet me PDK-në, AAK-në dhe Nisma, duke i frikësuar, nënshtruar dhe kidnapuar të gjitha mediat, duke bërë propagandë gebelsioane në ndërtimin e narrativës se « Shtabi i Përgjithshëm » paska qenë bartës kryesor i Luftës Çlirimtare, që në realitet është një mashtrim dhe rrenë e rafinuar e kriminelëve të luftës.

I vetmi formacion ushtarak legal, legjitim dhe institucional në luftë, që bazën juridike e ka në Kushtetutën e Kaçanikut dhe e formuar nga Qeveria e Kosovës në egzil, ka qenë FARK-u dhe pjesa absolute e luftarëve në terren, në krye me kolonel Ahmet Krasniqin, i cili pikërisht është vrarë nga « Shtabi i Rognerit », ku të implikuar kanë qenë Fatos Klosi i SHISH-it, Xhavit Haliti, Thaçi, Veseli dhe klani i tyre. Prandaj edhe Fatos Klosi domosdoshmërisht duhet të dëshmojë në Hagë, jo vetëm për Ahmet Krasniqin, por edhe për shumë vrasje tjera të farkistëve. Qëllimi i FARK-ur ka qenë lufta për liri dhe çlirimin e Kosovës, kurse « Shtabi i Rognerit » ka vepruar vetëm për interesat e veta, që për qëllim kishin pasurimin, luftën për pushtet duke likuiduar kundërshtarët politik dhe ushtarak, për çka kishin oprganizuar një strukturë për zbatimin e strategjisë së tyre”, shtjelloi Musliu.

Ndër të tjera, ai kishte disa kritika për LDK dhe qasjen e tyre ndaj vrasjeve politike.

Kurse, krejt në fund, shtoi se “të jesh kundër Gjykatës Speciale, do të thotë, të jesh kundër viktimave dhe kundër drejtësisë”.

“Ata që meritat e luftës i kidnapuan pa kurfar kontributi, tani përgjegjësinë e të gjitha zhvillimeve tentojnë t’ia lënë Adem Demaçit, komandantëve të zonave në terren, dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst, vlenë të theksoj neglizhencën dhe pasivitetin e LDK-së, që heshtë, edhe pse gjatë çdo fushate zgjedhore që nga çlirimi, kanë akuzuar PAN-in për vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së. Kjo tregon se lufta për pushtet është e pamëshirshmë, mbase shkelet mbi gjakun e dëshmorëve respektivisht bashkveprimtarëve të tyre, duke koalicionuar me PAN-in, që shpesh i kanë quajtur parti të kriminalizuara?! Çfar ironie, çfar turpi dhe demagogjie, me çfar matrapazë poliitik ka mbetur partia e Ibrahim Rugovës! Pikërisht LDK-ja, dhe jo vetëm, është më e thirrura të organizojë protesta në Prishtinë dhe Hagë, e jo organizatat e OVL UÇK-së, për të kërkuar drejtësi për bashkpartiakët dhe shokët e tyre, e jo të koalicionojnë me krimin e organizuar.

Që nga fillimi, populli ka qenë në dijeni për vrasjet politike dhe ushtarakëve ndaj FARK-ut, se i ka bërë « Shtabi i Rognerit », mirëpo nuk ka guxuar të flasin, sepse njerëzit likuidoheshin, ashtu siç u vranë shumë dëshmitarë, sepse këta ishin mbi shtetin që e përdorën si plaçkë lufte.

Të jesh kundër Gjykatës Speciale, do të thotë, të jesh kundër viktimave dhe kundër drejtësisë, mbase e gjthë kjo propagandë e egër kundër Gjykatës Speciale, që vet e formuan, është e turpshme dhe e papranueshme për familjarët e viktimave, që tani vriten për së dyti here”, përmbylli Skënder Musliu