Manchester City, i drejtuar nga Pep Guardiola, po e përjeton nisjen më të dobët të sezonit në Premierligë, që nga sezoni 2006/07.
City ka vetëm shtatë pikë nga pesë ndeshjet e para, shkruan “Gazeta Express”.
Ndonëse e nisi me një fitore bindëse ndaj Wolves në udhëtim me shifrat prej 4-0, që atëherë City ka pasur një laramani rezultatesh.
“Cityzens” i pësuan dy humbje radhazi, nga Tottenhami dhe Brightoni, para se të merrnin fitoren e dytë ndaj Manchester Unitedit.
Në xhiron e fundit, City i shkoi Arsenalit në “Emirates Stadium”.
Megjithëse po fitonte 1-0, në minutat e fundit City e lëshoi fitoren nga duart, për të dalur nga “Emirates” me vetëm një pikë, pasi ndeshja u mbyll 1-1.
Momentalisht, City është në vendin e nëntë në tabelë me shtatë pikë të tubuara.
City ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Burnleyt si vendas.



Të tjera
“Ekipi i Sezonit” në La Liga, Muriqi përkrah Mbappe e Yamal
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit tim
Studimi me 1 milion adoleshentë tregon ndikimin e internetit në lumturinë e tyre