Ish-sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka folur me superlativa për Granit Xhakën, duke theksuar ndikimin e madh që mesfushori nga Kosova po ka në skuadrën e Sunderlandit.
Sipas Walcott, transferimi i Xhakës në klubin anglez u prit me habi nga shumëkush, por ai beson se prania e tij është thelbësore për objektivat madhorë të ekipit.
“Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sunderlandit, por nëse ata duan të thyejnë modelin e mbijetesës, ai është faktori kryesor për ta arritur këtë.
Aftësitë e tij udhëheqëse dhe shembulli që jep në fushë e bëjnë një lojtar të pazëvendësueshëm,” tha Walcott.
“Janë momentet kur vendos presionin dhe tonin e lojës, duke treguar çfarë pret nga ekipi i tij. Por mbi të gjitha, ai sjell pasion, etje dhe guxim. Kjo është ajo nga e cila ushqehen shokët e skuadrës,” shtoi ai.
Me këto fjalë, Walcott e cilëson Xhakën si zemrën e re të Sunderlandit, një lojtar që jo vetëm përmirëson lojën, por edhe frymëzon gjithë ekipin me energjinë dhe vendosmërinë e tij.



Të tjera
Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak
Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata