Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB iu tha anëtarëve të Asamblesë se është koha për t’i dhënë fund “eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur”.
Duke vazhduar diskutimin e tij për imigracionin, Trump tha se “kombet krenare duhet të lejohen të mbrojnë komunitetet e tyre dhe të parandalojnë që shoqëritë e tyre të mbingarkohen nga njerëz që nuk i kanë parë kurrë më parë, me zakone, fe të ndryshme, me gjithçka të ndryshme”.
Ai pretendoi se “migrantët kanë shkelur ligjet, kanë kërkuar azil të rremë ose kanë kërkuar status refugjati për arsye të paligjshme”.
“Në shumë raste, ata duhet të dërgohen menjëherë në shtëpi”, tha ai, shkruan The Guardina, transmeton Gazeta Express.
Ai këmbëngul se “ne duhet ta zgjidhim problemin dhe duhet ta zgjidhim atë në vendet e tyre, jo të krijojmë probleme në vendet tona”.
Ai thotë se një përqindje e lartë e të burgosurve në burgjet austriake, gjermane, greke dhe zvicerane ishin shtetas të huaj, siç thotë ai – në kontekstin zviceran – se “të ashtuquajturit azilkërkues … e shpërblenin mirësinë me krim”.
“Është koha për t’i dhënë fund eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur. Duhet t’i jepni fund tani. E shihni, mund t’ju them se jam shumë i mirë në këto gjëra. Vendet tuaja po shkojnë drejt ferrit”.



Të tjera
Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak
Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata