Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar sot dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada theksoi se ndonëse kanë kaluar dy vjet nga sulmi, kryekriminieli serb Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, transmeton KosovaPost.
“Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjska, e megjithatë, Radoičić, i vetëshpallur si udhëheqës i sulmit, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët e krimit do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndër të tjera, ambasada ka kërkuar që të vendoset drejtësia pa asnjë vonesë.
“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në postim.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)