Nuk është vetëm rrushi fruti i këtij sezoni, sadoqë ai është më i dukshmi në treg, për shkak të sasisë së prodhimit vendas.
Edhe frtutat ekzotike, që në fakt prodhohen edhe në vende të tjera të afërta, kanë sezonin e tyre.
Kivi, fiqtë e Indisë, kërpudhat, tartufi e shumë të tjera, janë më të mirat e këtij muaji.
Nëse jeni lodhur me shijet e verës, tani, qiellza do të ndryshojë!
Shtatori është një nga muajt më të pasur në tryezë, nis që nga fiqtë e dytë (siç njihen ndryshe) e përfundon me frutat e pyllit që në fakt janë vazhdim i prodhimeve të gushtit.
Mollët, hurmat dhe dardhat e varieteteve të ndryshme, e kanë ‘shpërthimin’ pikërisht në shtator; ky është muaji më i mirë për t’i shijuar!
Perimet
Për ata që i shijojnë dhe i prisnin pa durim, tani është rishfaqur lulelakra dhe finoku i sezonit.
(Kanë qenë edhe më parë por nuk kanë qenë në kohën e tyre). Patatet, kungujt e verdhë, të medhenj, brokolit dhe kërpudhat.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin