Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë kaluar me sukses në raundin e katërt të EFL Cup, pasi siguruan fitore të qarta në ndeshjet e raundit të tretë të zhvilluara mbrëmë.
Skuadra e Pep Guardiolës arriti të eliminojë Huddersfield Town me rezultat 0-2. Golin e parë për “Qytetarët” e realizoi Phil Foden në minutën e 18-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Avantazhi u dyfishua në pjesën e dytë, kur braziliani Savinho vulosi rezultatin në minutën e 74-të, duke i siguruar kështu City-t një kualifikim pa shumë vështirësi.

Edhe Tottenham nuk zhgënjeu, duke fituar bindshëm në shtëpi ndaj skuadrës modeste, Doncester. Goli i parë u shënua nga Palhinha në minutën e 14-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, McGrath shënoi një autogol, duke e bërë edhe më të lehtë fitoren e “Spurs”. Goli i tretë erdhi në minutën e 4-të shtesë të ndeshjesh dhe u shënuan nga Johnson.
Në ndeshjet e tjera, Newcastle United tregoi forcë duke fituar bindshëm 4-1 ndaj Bradford City. “Magpies” dominuan gjatë gjithë takimit, duke e konfirmuar veten si një skuadër që synon të shkojë larg në këtë garë.
Ndërkohë, vëmendja sonte është te ndeshja mes Port Vale dhe Arsenalit, që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do t’i bashkohet emrave të mëdhenj në raundin e katërt.
“Topçinjtë” janë duke fituar 1-0 dhe pritet që të kalojnë edhe ata në rrethin tjetër, nëse deri në fund të ndeshjes nuk ka ndonjë befasi.
Të tjera
Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Petrovci
Kosova është e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian