Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtori të tij vizitoi për ngushëllime familjen Petrovci në Prishtinë.
Me këtë rast, ai i shprehu familjes dhe miqve të tij edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
Në librin e kujtimeve kryeministri shkroi:
“Kontributi i Enver Petrovcit për artin e kulturën, arsimin dhe emancipimin është edhe i madh saqë i pamatshëm, edhe cilësor saqë i pashlyeshëm. I kishte të tria: mendjen, zemrën dhe shpirtin. Na i dha neve për jetë e mot”./



Të tjera
FIFA e merr vendimin përfundimtar rreth kartonit të kuq të Quansah, nuk do t’i pëlqejë anglezëve
Dafina, një gjethe e fuqishme për shëndetin
Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së