Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, mori pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europolit në Hagë, më 23 dhe 24 shtator.
Ky delegacion u udhëhoq nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të policisë, në qendër të diskutimeve në Konventë, ishin temat që lidhen kryesisht me krimin e organizuar ndërkombëtar, luftën kundër trafikimit të narkotikëve, pastrimin e parave, keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar.
Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare.
“Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore”, thuhet tutje në njoftim.
“Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global”.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof