Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ‘Dhunë në familje’ “, thuhet në njoftim.



Të tjera
Cilat ushqime shkaktojnë fryrjen e barkut
Neville tregon kundërshtarin e vetëm që mund ta mposht Francën
Rekord tjetër i Granit Xhakës: 150 ndeshje me Zvicrën