Kongresisti amerikan Keith Self ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosdovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Self tha se në këtë takim ai është njoftuar rreth sfidave rajonale me të cilat përballet ‘një nga aleatët më të fortë të Amerikës në rajonin e Ballkanit”.
“Vizita e mëngjesit të sotëm me kryeministrin Kurti nga Kosova ka dhënë pasqyra mahnitëse rreth sfidave rajonale me të cilat përballet një nga aleatët më të fortë të Amerikës në rajonin e Ballkanit”, shkroi kongresisti Keith Self.
Vizita e Kurtit në SHBA përfshin takime të nivelit të lartë edhe me personalitete politike të tjera ndërkombëtare.



Të tjera
Shenjat kur dikush është shumë i stresuar
7 hobi që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt