Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me qëllim diskutimin e çështjeve politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili bëri të ditur se letrat e ftesës janë dërguar gjatë mëngjesit.
Kurti kishte paralajmëruar më herët se do të ftonte liderët e partive parlamentare në një takim sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfundonte procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.



Të tjera
Kurti fton në takim krerët e partive
Terapia e limonit të ngrirë për shëndet të shkëlqyer
Nga konfliktet te e ardhmja e pasigurt, Mourinho përgatit bisedën vendimtare me yllin e skuadrës