Një e mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për sulm fizik ndaj një viktime po ashtu të mitur, shtetase e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, të premten në ora 11:55.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, motivet e sulmit mbeten të panjohura.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.



Të tjera
Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë