Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale në podrumin e një ndërtese afër sheshit “Car Lazar” në Mitrovicën e veriut.
Sipas njoftimit të policisë, në podrumin e ndërtesës janë gjetur një pushkë automatike, një pushkë gjahu, 50 fishekë, një kondak pushke, palë pranga, maskë kundër helmeve me çantën e saj, këllëf arme dhe 5 karikatorë të zbrazët.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar, kurse hetimet janë duke vazhduar./teve1.info/



Të tjera
8 vetitë e një mësuesi të mirë
Si ndikon myku në trupin tuaj?
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë vaj peshku?