Një i moshuar ka vdekur në fshatin Vidhas të Elbasanit të shtunën, pasi shtëpia e tij ishte përfshirë nga flakët.
Në njoftimin e lëshuar për media nga Policia e Shtetit thuhet se rreth orës 15:45 është raportuar përfshirjen nga zjarri të shtëpisë.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejtë fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Të tjera
Ekspertët zbulojnë se çfarë nuk duhet të hani për mëngjes
Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen gjatë vizitës në Gjermani
Si të hiqni dorë nga një marrëdhënie që ju streson?