Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës një kërkesë që shtatorja e Leotrim Ahmetit të vendoset në oborrin e Kuvendit.
LDK thekson se shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skenderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës.
“Pas, marrjes së pëlqimit të familjes Ahmeti, ne kërkojmë nga autoritetet e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar këtë kërkesë dhe për të kujtuar përgjithmonë historinë e rëndë të kombit tonë.
Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë publikun se do të angazhohemi që e njëjta shtatore të vendoset edhe në kryeqendrat e vendeve të rëndësishme perëndimore”, thuhet në letrën e LDK-së.
7-vjeçari, Leotrim Ahmeti u vra më 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt.
Copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës.



Të tjera
Arr*estohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje të rënda
Gabimet që çojnë në dëmtim të pariparueshëm të veshkave
Rritja e çmimeve të naftës i sjell përfitime SHBA-së