Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të pijes në Malishevë

Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të pijes në Malishevë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se sot Hidrogjeni Jugor ka prezantuar studimin e fizibilitetit për furnizim me ujë të pijes për qytetarët e Malishevës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se me financim nga Qeveria e Kosovës, gjatë këtij viti do të nisë faza e parë e investimeve në vlerë 315 mijë euro.

“Qytetarët e Malishevës përballen me sfida në furnizim me ujë të pijes. Sot Hidroregjioni Jugor na prezantoi studimin e fizibilitetit për furnizim me ujë të pijes të kësaj komune, në vlerë totale prej mbi 7 milionë euro, prej të cilave me prioritet janë dy fazat e para në vlerë 3.6 milionë euro. Me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sivjet po fillojmë fazën e parë të investimeve me 315 mijë euro për ndërrimin e pompave dhe ndërtimin e rezervuarit të ri me kapacitet 1000m3, gjë që do të përmirësojë furnizimin e qytetarëve me ujë veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës”, ka shkruar Kurti.