Në një sulm të rëndë në kishën Mormon në Grand Blanc, Michigan, katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën, njoftojnë autoritetet.
Sulmuesi, Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç nga Burton, Michigan, hyri me makinë në kishë gjatë shërbesës të së dielës dhe filloi të qëllonte me armë, më pas ndezi zjarr në ndërtesë. Ai u qëllua dhe u vra nga policia në parkingun e kishës, vetëm tetë minuta pas fillimit të sulmit.
Policia e Grand Blanc tha se dy viktima vdiqën nga plagët e armës së zjarrit dhe dy të tjera u gjetën të vdekura brenda kishës. Disa persona të tjerë mungojnë ende, ndërsa ndërtesa pësoi dëme të mëdha nga zjarri.
Hetuesit po kërkojnë në pronën e sulmuesit dhe po shqyrtojnë regjistrimet e telefonit të tij për të zbuluar motivin e sulmit. Sanford ishte veteran i Marinës së SHBA-së.
FBI-ja po kryen hetimet dhe ka dërguar ekipe të specializuara në vendngjarje. Gjithashtu, policia ka marrë dhe ka kontrolluar disa kërcënime me bombë në zona të tjera.
Kisha Mormon konfirmoi sulmin dhe shprehu lutje për viktimat dhe të plagosurit.
Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump dhe guvernatoren e Michigan, Gretchen Ëhitmer, dënuan ngjarjen dhe shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë
Kryetarët serbë marrin drejtimin e komunave në veri, respektojnë simbolet e Republikës së Kosovës
Policia moldave gjen më shumë prova për grupin që dyshohet se u trajnua në Serbi për nxitjen e trazirave në Moldavi