Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet sot me udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres.
Takimi vjen si pasojë e mosarritjes së një marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.
Muajin e kaluar, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor, përfshirë rikthimin e fondeve për Medicaid, programe që ishin prekur nga ligji “One Big Beautiful Bill Act” i propozuar më herët nga Trump.
Nga ana tjetër, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.
Por gjendja praktike është se pa mbështetjen e Demokratëve, marrëveshja nuk mund të kalojë.
Mos arritja e një marrëveshje deri të mërkurën në mesnatë, do të bëjë që një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari.



Të tjera
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni
Efektet e kafesë, ndikon në mendime dhe sjellje