Haki Abazi, ka komentuar pretendimet e tij mbi të cilat argumenton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në mision për shpërbërjen e Republikës së Kosovës.
Ai tha se vizitat e Kurtit në Greqi, shtet ky që nuk e njeh subjektivitetin e Kosovës, e fakton një gjë të tillë, shkruan Infokus.
”Kurti është në misionin e tij të shpërbërjes së Republikës së Kosovës, kjo po vërtetohet realisht. Arsyeja që shkon në Greqi është se Greqia nuk e njeh Kosovën, kjo është fakt që Kurti nuk e njeh Republikën e Kosovës, Kurti është brenda Republikës për të shpërbërë Republikën. Për tri vite në mënyrë graduale është duke hequr copë-copë atribute të shtetit”, tha Abazi.
”Për tre vite shtet parlamentar pa Kuvend, tregon që realisht është në shpërbërje të Republikës. Sulmi mbi sistemin e drejtësisë, sulmi mbi Gjykatën Kushtetuese, është atak mbi Kushtetutshmërinë e Republikës. Të gjithë ata që besojnë në Republikën e Kosovës, të gjithë ata që është baza e mendimit të krijimit të Republikës së Kosovës, prej presidentit Rugova dhe partisë që ai ka lënë prapa dhe mendimtarët që mendojnë që Republika e Kosovës është rruga drejt avancimit të interesave të shqiptarëve në Kosovë, janë armiq të Albin Kurtit. Për 6 vite as edhe një angazhim të vetëm për njohjen e Republikës së Kosovës”, tha ish-deputeti Abazi i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”.



Të tjera
Komuna e Përparim Ramës paguan afër 20 mijë euro për një konsulent, ndonëse ka staf të brendshëm
Vllaznia vs Malisheva, sonte përballje shqiptare në Conference League
Ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme