Trondit Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!

Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Shqipe Hysenaj zbuloi detaje të forta dhe të papritura rreth përvoja të saj në Shtetet e Bashkuara. Përveç planëve të ardhshme dhe rrëfimeve mbi jetën personale, ajo ndau një thashethem që habiti: akuza se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku merrej me “marrjen e burrave të të tjerave”.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha Shqipe. “U shokova kur e mësova. Mendoja se ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë.”

Ajo tha se më parë Simaku ishte e mirëpritur në ambiente muzikore dhe shoqërore, por me kalimin e kohës, sipas thashethemeve, bashkësitë shqiptare në Amerikë ndaluan ta ftonin dhe ajo “u zhduk”.

Shqipe theksoi se ajo nuk po fliste për karrierën muzikore, por për fjalën e kënduar që qarkullonte ndër komunitet: “Çfarë di unë, di dhe ti… Më thanë që ka ndodhur shumë herë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk.” Ajo shtoi se për të ishte e rëndë të dëgjonte këto rrëfime: “Nuk ishte e bukur ta dëgjoja.”