Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bardhyl Dobra ka thënë se me qëllim të rritje së sigurisë kibernetike kanë rekomanduar Qeverinë që të ndaloj përdorimin e TikTok dhe të gjitha shërbimet e tij në institucionet publike.
Ai tha se obligohen të gjitha institucionet publike të cilat janë pronar dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e shërbimeve të rrjetit social TikTok në ambientet zyrtare të punës.



Të tjera
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark
Britania krijon aplikacionin që sheh përmes murit