Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë dhe përmbyllëse lidhur me procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Sipas KQZ-së, deri në orën 20:00 është përmbyllur votimi në 26 nga gjithsej 30 përfaqësi diplomatike. Ndërkohë, procesi pritet të përfundojë në orën 01:00 të ditës së diel (sipas kohës në Kosovë) në katër përfaqësitë e mbetura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa pengesa të theksuara.
KQZ gjithashtu ka shprehur falënderim për stafin e misioneve diplomatike dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve për angazhimin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 26 përfaqësitë ku është mbyllur votimi dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga SHBA dhe Kanada, nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar 22,414 qytetarë, që përbëjnë 80.85% të pjesëmarrjes.
KQZ ka theksuar se fletëvotimet nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por do të transportohen në Kosovë, ku në ditët në vijim do të bëhet numërimi i tyre.
The post Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85% appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Çokollata e zezë mbron zemrën tuaj
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës